Ja pse Zvicra sjell aq shumë çmime NOBEL?

Zvicra shquhet për shkencëtarë të shumtë dhe së fundi dy zviceranë fituan çmimin NOBEL në fizikë Michel Mayor dhe Didier Queloz. Deri tani gjashtë zviceranë kanë fituar çmimin NOBEL në këtë lëndë, kurse vjet poashtu çmimin më të lartë të matematikës e fituan shkencëtarë nga Zvicra, informon foldrejt.com – duke u bazuar në shkrimin e televizionit zviceran “SRF”.

Pse ky sukses i një shteti si Zvicra?

Zvicra nuk është shtet i madh, por sistemin arsimor e ka të përkryer. Përveç që Zvicra i mirëpaguan profesorët (ku mësimdhënësit në shkollat fillore paguhen më mirë se në çdo vend të botës – rreth 8000 euro në muaj), shteti helvet poashtu financon projekte arsimore. Ishte shteti zviceran që besoi te studimet e fizikantëve të saj Mayor dhe Queloz, duke ua financuar projektin dhe më pas solli çmimin e madh. Pra ndonjëherë nuk do të thotë të jesh vetëm vend i pasur, por edhe të dish të shfrytëzosh këtë pasuri.

Përveç kësaj, për shumë zviceranë shkenca, është motori kryesor për ekonominë, duke i motivuar ata që të merren vetëm me një lëmi.

Dhe në fund, universitetet zvicerane si ETH Zürich dhe EPF Lausanne, si dhe Cern janë qendra mjaft të rëndësishme shkencore dhe me renome ndërkombëtare.

Zvicra është një shembull sesi edhe vendet e vogla, mund të arrijnë shumë në arenën ndërkombëtare./Foldrejt.com