Mbrëmë Vjena është tronditur nga një sulm terrori ku sëpaku katër persona kanë mbetur të vrarë dhe 15 të plagosur, prejt të cilëve 7 në gjendje të rëndë, informon foldrjet.com.
Atentatori i sulmit të Vjenës llogaritet 30 vjeçarit refugjat, i cili përpara sulmit ka përshëndetur shefin e ri të ISIS, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraish. Ai është vrarë nga forcat speciale austriake. Emri i tij nuk bëhet i ditur akoma.
Media e njohur vjeneze Krone.at, thotë se pas sulmit shumë shtëpi janë bastisur dhe janë arrestuar shumë persona.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz u shpreh, se “nuk do të lejojmë të frikësohemi nga terrorizmi”. “Këto sulme do t’i luftojmë me të gjitha mjetet.” Presidenti austriak van der Bellen u shpreh, se ” jemi të gjithë të prekur”, me mendje jemi tek viktimat, të afërmit e tyre dhe të plagosurit. “Ne do të mbrojmë demokracinë dhe lirinë tonë të bashkuar dhe të vendosur me të mjetet e duhura.” Kancelarja Merkel reagoi e tronditur pas sulmit në Vjenë dhe u shpreh, se ne gjermanët solidarizohemi në krah të miqve tanë austriakë./Foldrejt.com