Të gjithë e dinë raportin e ngrohtë mes Rexhep Taip Erdogan dhe Donald Trump, bile ky i fundit e quajti shembull që duhet të merret puna e të parit. Me zgjedhjen e presidentit të ri amerikan Joe Biden, me të drejtë Erdogani vonoi urimin, jo vetëm nga raportet e mira me Trump, por edhe nga deklaratat e Bidenit për Erdoganin si autokrat dhe që duhet të rrëzohet nga qeveria.
Por kur priten të jenë shpërthimet e vërteta mes Bidenit dhe Erdoganit ose mes SHBA-së dhe Turqisë?
E para Joe Biden njihet si mbështetës i madh i grekëve ku në një fushatë zgjedhore në 2012 ai u vetëquajt si Joe Bidenopoulos. Mbështetja ndaj grekëve do sjellte shumë kokëçarje për turqit në Mesdhe e Egje.
Kthehemi te datat.
1 mars 2021
Në ditën e parë të marsit të ardhshëm fillon procesi njujorkez për bankën turke Halkbank – e cila mendohet se ka thyer embargon amerikane kundrejt Iranit. Dhe kjo me dije direkte të Erdoganit dhe dhëndrit të tij Berat Albayrak. Për të mos përfunduar këtu, avokati i menaxherit të dënuar të Halkbank në SHBA, Hakan Atilla, është edhe avokati i Trump, Rudolph Giuliani.
Biden vështirë se do tregojë simpati për bankën turke që me sankcione shtesë vetëm se do zhvleftësonte edhe më tepër lirën.
24 prill 2021
Një datë tjetër kritike për Biden dhe Erdogan pritet të jetë edhe 24 prilli, pasi është edhe dita ku përkujtohet masakra ndaj armenëve nga osmanët në 1915.
Biden vetë ka premtuar se do e njeh atë masakër si gjenocid kundër armenëve, një shprehje që kundërshtohet ashpër nga Turqia zyrtare e veçanërisht Erdogani.
Lindën pyetja: kush do triumfojë në këtë konflikt dhe sa do përkeqësohen raportet mes anëtarëve më të fuqishme të NATO?/Foldrejt.com