E shtunë, 20 Prill, 2024

ITALIA MBËSHTET INSTITUCIONET E SIGURISË NË KOSOVË

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ambasadës së Italisë në Kosovë.

Lexoni edhe..

Ministri Mustafa e informoi ambasadorin italian lidhur me objektivat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me ç ‘rast kërkoi mbështetjen e Ambasadës së Italisë në ngritjen e kapaciteteve për MPB dhe agjencitë e saj si dhe përkrahjen në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë.

Gjithashtu, u bisedua edhe për bashkëpunimin në mes të dyja vendeve në shkëmbimin e përvojave në shkencën e forenzikës.

Në anën tjetër, ambasadori Sardi i tha ministrit Mustafa se Ambasada e Italisë do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë e Punëve të Brendshme në avancimin e ndërtimit të institucioneve të sigurisë, me qëllim të ofrimit të sigurisë për qytetarët kosovarë.

Të ngjajshme