Irani dhe Serbia nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që parasheh zhvillimin e ndërsjellë të interesave të përbashkëta dhe respektimin e parimeve të sovranitetit, integritetit territorial dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme.

Ministri i Jashtëm serb, Nikolla Selakoviç, i cili zhvilloi vizitë zyrtare në Teheran, u takua me homologun iranian Mohammad Javad Zarif, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Iranit.

Gjatë takimit të tyre, Zarif dhe Selakoviç diskutuan zhvillimin e bashkëpunimit politik, tregtar dhe kulturor midis dy vendeve.

Pas takimit, dy vendet nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, i cili parasheh zhvillimin e ndërsjellë të interesave të përbashkëta, respektimin e parimeve të sovranitetit, integritetit territorial dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme.