Afifipour tha se më shumë se dy milionë ton produkte jo-nafte dhe mallra u eksportuan nga Shahid Rajaee nga 21 marsi deri më 20 maj.
Gjatë 60 ditëve të fundit Irani ka eksportuar 1.7 milionë ton produkte të ndryshme të naftës nga porti më i madh i vendit, Shahid Rajaee, transmeton Anadolu Agency.
“Me këtë vendi ka shënuar një normë rritjeje prej 32 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, bëri të ditur drejtori i portit Shahid Rajaee, Allah-Morad Afifipour.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Fars, Afifipour tha se më shumë se dy milionë ton produkte jo-nafte dhe mallra u eksportuan nga Shahid Rajaee nga 21 marsi deri më 20 maj.
Gjithsej 583 anije që hynë në port gjatë këtyre 60 ditëve, Afifipour tha se “një vëllim prej 8.639.920 ton naftë dhe produkte jo të naftës u transportuan në port”.
Ai tha se mbi 4.1 milionë ton produkte jo të naftës dhe 4.4 milionë ton produkte të ndryshme të naftës u ngarkuan dhe u shkarkuan në port gjatë periudhës së njëjtës, duke shënuar rritje prej 10.9 për qind në krahasim me periudhën përkatëse të vitit të kaluar.