E shtunë, Gusht 24, 2019
Ballina EKONOMI INVESTUESIT GJERMANË INTERESOHEN PËR SEKTORIN E MINIERAVE NË KOSOVË

INVESTUESIT GJERMANË INTERESOHEN PËR SEKTORIN E MINIERAVE NË KOSOVË

Një delegacion i investitorëve gjermanë, gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, njëherësh ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, kanë shprehur interesim për sektorët e minierave dhe të energjisë së ripërtërirë në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Gashi njoftoi delegacionin gjerman për procedurat e aplikimit për t’u kualifikuar si investitorë strategjik dhe për punën që MDIS-i është duke bërë në krijimin e kushteve.

Ai ndërkaq vlerësoi lart rolin  dhe interesimin e kompanive gjermane, ndërsa këta të fundit, duke falënderuar ministrin për pritjen, shprehën gatishmëri për t’i zgjeruar investimet e tyre në Kosovë edhe në sektorët e tjerë, duke u kualifikuar kështu si investitorë strategjikë.

Delegacioni gjerman vlerësoi procesin e investimeve strategjike si një formë më e lehtë dhe atraktive për investitorë seriozë.

Ndryshe, delegacioni i investitorëve gjermanë, që përbëhej nga Daniel Dauber, Urve Dietz, Frank Wisel, Gabriele Bitter dhe Ismail Yilmaz, e vizitoi Kosovën me iniciativë të  Bekim Brestovci, drejtor i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, thuhet në komunikatë.