INTERVISTA ME NJË ANTI-VAXXER

Pyetje: “Ju jeni një anti-vaxxer, ashtu?”

Përgjigje: “Po.”

Pyetje: “A nuk shqetësoheni se fëmija juaj mund të sëmuret nga sëmundjet e parandalueshme me vaksina?”

Përgjigje: “Jo, vërtetë jo. Tani, në të vërtetë, unë kam më pak frikë nga shumë nga këto sëmundje pasi që kam bërë hulumtimet e mia.”

Pyetje: “Po për polion?”

Përgjigje: “Polio është asimptomatike në mbi 90% të rasteve. Kur simptomat paraqiten, ato zakonisht janë të lehta dhe të ngjashme me gripin.”

Pyetje: “Por ne nuk shohim më mushkëri të hekurit (respirator mekanik) për shkak të vaksinave.”

Përgjigje: “Ne nuk shohim më mushkëri hekuri për të njëjtën arsye që nuk shohim kompjutorë aq të mëdhenj sa që t’i zë një dhomë e plotë. Teknologjia ka përparuar shumë.”

Pyetje: “Por edhe nëse rreziku për të marrë diçka serioze është i vogël, a nuk doni ta mbroni fëmijën tuaj me vaksina për çdo rast?”

Përgjigje: “Unë dua ta mbroj fëmijën tim dhe m’u kjo është arsyeja se pse i them jo vaksinave. Ngase në analizën time shpenzim-përfitim (dobi-dëm), shanset që fëmija im të dëmtohet nga vaksinat është më i madh se shanset që fëmija im të dëmtohet nga një prej këtyre sëmundjeve.”

Pyetje: “Por nuk është në pyetje vetëm fëmija juaj. Është përgjegjësia juaj për të vaksinuar fëmijën tuaj për të mbrojtur njerëzit me imun të komprometuar nëpërmjet imunitetit të masës së njerëzve.”

Përgjigje: “Para së gjithash, përgjegjësia ime është për fëmijën tim. Unë nuk do ta vë fëmijën tim në zjarr për ta mbajtur dikë tjetër ngrohtë. Cili prind do ta rrezikonte me vetëdije jetën e fëmijës së tij për hir të masës së njerëzve? Do e bënit ju këtë? Fëmija im nuk është një mburojë njerëzore. Së dyti, imuniteti i masës së njerëzve është një mit. Ne nuk kemi vaksinë që nxit imunitetin e masës së njerëzve dhe nuk kemi pasur kurrë.”

Pyetje: “Por a nuk mendoni se vaksinat janë viktimë e suksesit të tyre? Ata çrrënjosën polion dhe sëmundje të tjera, kështu që ndoshta nuk i keni parë ato në saje të vaksinave.”

Përgjigje: “Korrelacioni nuk ka shkak të njëjtë. Historia e vaksinave është më komplekse se kaq, dhe unë nuk besoj më se vaksinat mund të marrin meritën për çrrënjosjen e ndonjë sëmundjeje. Ne kurrë nuk kemi pasur vaksinim të përhapur për sharlah apo tifo, megjithatë, ato nuk janë më kërcënim. E mahnitshme është çfarë higjiena publike mund të bëjë. Polio gjithashtu nuk është zhdukur. Unë  ndoshta nuk kam jetuar në epokën “polio”, por unë jam duke jetuar në një kohë me një lloj tjetër të epidemisë. Gjenerata e fëmijëve tim është e para që ka një jetëgjatësi më të vogël se ajo e prindërve të tyre. Njerëzit janë më të sëmurë se kurrë me sëmundje autoimune, alergji vdekjeprurëse, probleme neurologjike dhe kancer. Ne nuk mund të kapemi për një problem të diskutueshëm të së kaluarës për të marrë vendime të rëndësishme për sot. Ne duhet të bëjmë diçka për problemet me të cilat ballafaqohemi aktualisht, dhe dhënia e më shumë vaksinave nuk është një zgjidhje e pranueshme.”

Pyetje: “A ju shqetësojnë përbërësit e vaksinave?”

Përgjigje: “Po.”

Pyetje: “Ju e dini se ka formaldehid në dardha, apo jo? Dhe zhivë në tuna?”

Përgjigje: “Kur është hera e fundit që keni pastruar një dardhë dhe ca tuna, pastaj i keni injektuar ato në mënyrë intramuskulare? Ne kemi një sistem të tretjes, për këtë arsye, dhe indi mukozal është njëri nga 2 komponentët më të rëndësishëm të sistemit imunitar të njeriut. Unë nuk mendoj se anashkalimi i këtyre funksioneve është pa pasoja. Gëlltitja dhe injektimi nuk janë e njëjta gjë. E njëjta arsye, ju mund të pini helm gjarpri, por nëse kafshoheni në këmbë, me të njëjtin helm, kjo mund t’ju vrasë.”

Pyetje: “Por shkenca e ka thënë fjalën e fundit, mjekët dhe shkencëtarët pajtohen se vaksinat janë të domosdoshme.”

Përgjigje: “Shkenca kurrë nuk e ka thënë fjalën e fundit. Siç ka treguar historia, shkenca mund të jetë gabim me dëme/rreziqe të mëdha. Ajo gjithashtu mund të ndikohet shumë nga interesat financiare. Gjithashtu mjekët dhe shkencëtarët nuk bien të gjithë dakord për vaksinat. Ka shumë mjekë, infermierë, imunologë dhe studiues të cilët janë të vetëdijshëm për të metat e vaksinave. Dhe nëse dëshirojmë të diskutojmë me të vërtetë për shkencën e vaksinave, duhet të kërkojmë që të ketë më shumë të tillë, sepse shkenca e vaksinave çalon rëndë. Ajo është siç ka qenë shkenca e duhanit dikur. Orari aktual i vaksinave (i cili është rritur më shumë se trefish që nga momenti kur prodhuesit e vaksinave u mbrojtën nga përgjegjësia) kurrë nuk është testuar për siguri. Nuk ka pasur një studim placebo të dyfishtë të randomizuar dhe të kontrolluar strikt, duke krahasuar rezultatet e të vaksinuarve kundrejt të pavaksinuarve. Vaksinat janë mishërimi i sharlatanëve.”