Institucionet financiare jo bankare bëhen me shoqatë

Sot është lansuar Shoqata e Inovacionit Financiar e Kosovës, nga institucione financiare jo-bankare misioni i të cilës është krijimi praktikave të besueshme dhe të përgjegjshme të kësaj industrie.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Invacionit Financiar të Kosovës, Venhar Hana tha se iniciativa për themelim të kësaj shoqate ka ardhur nga nevoja për ngritje të të gjithë akterëve në tregun e institucioneve jo bankare me qëllim të nxirren të pah sfidat dhe problematikat me të cilat ata ballafaqohen si biznese.

Hana tha se përmes kësaj shoqate do krijohet mundësi për zbatim më të mirë të praktikave në këtë lloj biznesi, si dhe do mbrohet më shumë konsumatori.

Hana: Shoqata është iniciativë vetë rregulluese Video “Shoqata duhet të konsiderohet si një iniciativë vetërregulluese e cila duhet të rrit transparencën për publikun, për klientët po ashtu edhe për implementimin e institucioneve financiare dhe produktet të cilat institucionet jo bankare i ofrojnë aktualisht dhe të cilat do zhvillohen në vitet në vijim duke marr parasysh trendet e zhvillimit të teknologjisë dhe industrisë. Kreditë e lëshuara nga institucionet financiare jo bankare por edhe të gjitha produktet tjera të institucioneve jo bankare financiare janë duke u plasuar në mënyrë të shpejt përmes teknologjisë. Duhet të dakordohen për zbatimin e praktikave të mira të zhvillimit të biznesit dhe duke mundësuar mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve”, u shpreh Hana.

Kurse zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli tha se themelimi i kësaj shoqate krijon një pikë të vetme kontakti për zhvillimin e më tejmë të industrisë bankare.

Havolli ka shfaqur shqetësimet e BQK-së lidhur me koston e operimit të disa institucioneve jo bankare në tregun kosovar, për të cilat tha se do ketë pasoja.

Havolli: Jemi të shqetësuar me koston e operimit të disa institucioneve jo bankare në tregun kosovar

“Jemi të shqetësuar me koston e operimit të disa prej institucioneve jo bankare në tregun e Kosovës dhe jemi duke i shqyrtuar në mënyrë jashtëzakonisht serioze të gjitha këto në raport me planet e bizneseve dhe përmes të cilave këta operator janë të licencuar në tregun e Kosovës, dhe për ne si rregullator dorëzimi i një plani të biznesit dhe licencimi në bazë të tij është njëri prej kritereve kyçe dhe mos respektimi i këtyre plagëve të bizneseve gjithsesi që do ketë pasojat e tyre. Jemi për zhvillim të shpejt të produkteve financiare por jo me çdo kosto financiare, sepse koston përfundimisht e bartin qytetarët e Kosovës dhe Banka Qendrore e ka në mandatin e saj ruajtjen e stabilitetit financiar dhe ruajtjen e mirëqenies së përgjithshme në kontekst të produkteve financiare”, tha Havolli.

Drejtori ekzekutiv i Monego  Egzon Halili tha se themelimi i kësaj shoqate rrit bashkëpunim më të madh të institucioneve financiare jo bankare për zhvillim të këtij sektori.

Halili: SHIFK ndihmon në bashkëpunim më të madh të institucioneve financiare jo bankare për zhvillim të këtij sektori

“Monego si kompani lidere në sektorin e teknologjisë financiare të Kosovës kemi zhvilluar themelimin e Shoqatës së Inovacionit Financiar të Kosovës me qëllim të bashkëpunimit të kompanive inovative në këtë sektor”, tha ai.

Anëtarët e Shoqatës së Invoacionit Financiar të Kosovës krejt në fund kanë nënshkruar kodin e etikës me qëllim të praktikave të mira në biznesin financiar dhe kujdesin e duhur të klientëve.