Adonis Tahiri, drejtor i Inspekcionit në Prishtinë, ka bërë të ditur se do të ketë inspektime për të kontrolluar zbatueshmërinë e urdhërave nga Qeveria, për parandalimin e koronavirusit, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit do të inspektohen, marketet, linjat e autobusëve, inpektimi për mbylljen e lokaleve në ora 23:00.
Njoftimi i plotë:
Edhe Drejtoria e Inspekcionit, Sektori i Rendit Komunal, do t’i orientojë kapacitetet në inspektime konkrete për parandalimin e shpërndarjes së virusit.
– Inspektim nëpër markete, për afat të skadencës të mallrave;
– Inspektim të linjave të autobusëve, për dezinfektim;
– Inspektim për minimizim të transporit ilegal të udhëtarëve;
– Inspektim i lokaleve, për respektim të vendimit qeveritar (mbyllja në ora 23:00).
Minimizoni lëvizjet dhe kontaktet!
Mbrone veten dhe të tjerët!