Infografiku: Këto azilkërkues janë më të shkolluarit në Gjermani

Në gjysmën e parë të këtij viti në gjithë BE kanë kërkuar azil 305 mijë persona – rreth dhjetë përqind më shumë sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2018. Normalisht, shumica e tyre janë orientuar drejt Gjermanisë ku përveç mikpritjes në fakt ka nevojë urgjente për punëtorë, shkruan foldrejt.com.

Media konservatore gjermane Die Welt ka analizuar edhe shkollimin e azilkërkuesve nga vende të ndryshme.

Sipas po kësaj media, 59.3 përqind e azilkërkuesve turq kanë përfunduar universitetin, ngjashëm vlen edhe për iranianët, ku 47.5 përqind e tyre kanë përfunduar universitetin.

Më pas vijnë sirianët 17 përqind dhe irakenët 14.2 përqind. Emigrantët më pak të shkolluar janë nigerianët dhe afganët me Nigeria und Afghanistan (shih infografikun).

Në statistikë nuk përfshihen shqiptarët, pasi tashmë ata nuk shkojnë si azilkërkues, por me viza pune./Foldrejt.com