Është infektuar me koronaviru Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra.
Mësohet se Massafra ka shfaqur disa shqetësime shëndetësore, kryesisht temperaturë, por fatmirësisht gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme.
Gjithashtu, thuhet se “Shkëlqesia e Tij, Imzot Massafra do të transferohet për një mjekim më të specializuar në Spitalin “Miulli di Acquaviva delle Fonti” (Bari-Itali)”.