Imami i mirënjohur shqiptar, që vepron prej shumë vitesh në kryeqendrën botërore, Nju Jork, Dr. Tahir Kukaj, është përzgjedhur për të tretin vit radhazi në 100 personalitetet më me ndikim të State Island, një zonë e rëndësishme amerikane, ku ka edhe shumë pjesëtarë të diasporës shqiptare, informon foldrejt.com.
Këtë vit në listë është edhe një shqiptar tjetër, Dr. Brahim (Beqir) Ardolic, i respektuar veçanërisht në punën e tij kundër Covid19 në spitalin universitar të Staten Island. Ai ka rritur kapacitetin e spitalit me 50 përqind në vetëm pak javë.
Ardolic gjithashtu ka konstruktuar edhe një emergjencë pediatrike me vlerë $3 milion në Prince’s Bay.
Përndryshe portali amerikan cityandstateny.com, në lidhje me imamin Tahir Kukaj shprehet se ai “e ka përkushtuar jetën e tij në thirrjen e bashkëpunimit mes feve të ndryshme si dhe edukimin e amerikanëve me Islam.”
Gjithashtu Kukaj është edhe i pari i muslimanëve në policinë e qytetit./Foldrejt.com