Kosova po vazhdon të përballet me situatën e krijuar tash e disa muaj nga pandemia COVID-19.

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka përcjellur sot edhe një mesazh tek qytetarët që të ndjekin rekomandimet e bëra rishtazi në mënyrë që të luftohet ky virus.

“Barte maskën, ruaje distancën, mbaje higjienën”, janë tri këshillat e IKSHPK-së që u publikuan edhe këtë mëngjes, drejtuar qytetarëve.