Njëri ndër figurat më të shquar të partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi, i ftuar në emisionin Click Plus të TV21, ka potencuar edhe njëherë se kryetari i tanishëm i Çairit, Visar Ganiu, nuk ka mbajtur premtimet mbi “Kontratën” e tij, bile kjo ka qenë mashtrimi më i madhë që ju ka ndodhë banorve të Çairit, përcjell foldrejt.com.

Sot në Çair për çdo ditë rriten katet e ndërtesave pa leje ashtu siç rriten edhe xhepat e funksionarëve. Sipas Ibrahimit, asnjëherë nuk ka qenë situata më keq se tani.

Në zgjedhjet e fundit Visar Ganiu doli me një premtim para qytetarëve të quajtur ,,Kontratë” e që sot s’mund të gjendet askundë dhe më e keqja është se s’ka asnjë pikë të realizuar nga ajo kontratë, prandaj po them se kontrata ishte një mashtrim dhe më e keqja është se edhe ata aktivistë që kanë kërkuar mbështetje në bazë të kontratës sot ndjehen të tradhëtuar dhe përballë qytetarëve.