Ibrahimi komenton refuzimin e BE-së: Dielli jonë duhet të lind në vatrat tona

BE-ja ka goditur ëndrrën europiane të Ballkanit Perëndimor, duke shkuar aq larg, sa nuk mban edhe premtimin e vetë. Ndaj kësaj situate ka reaguar edhe deputeti i Alternativës, z. Zeqirija Ibrahimi, i cili në rrjetet sociale pyet: rast se nuk ka BE, kah do ia mbajmë ne?

“Refuzimi i BE-së për t’i dhënë datë Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë flet për faktin e dhimbshëm të zbehjes së ëndrrës europiane.
Përfundimisht ka ardhur koha që të mendojmë se, nëse nuk ka BE, kah ia mbajmë ne?!
A do të bëhemi vetë të denjë që BE-ja të na lutë të bëhemi anëtarë të saj apo ne duhet t’i ridefinojmë agjendat dhe aleancat tona?!
E kam thënë edhe më herët se dielli jonë duhet të lind në vatrat tona dhe ne duhet ta projektojmë suksesin brenda nesh e jo ta presim si peshqesh nga jashtë.
Për fat të mirë, shqiptarët nuk mbeten pa miqtë e përtej-Atlantikut e pa akrabatë këndej.

Vatra jonë – AlternAtivA jonë.”, shkruan ai.