I vranë djalin padrejtësisht, Babai i Klodian Rashes, mes loteve jep për bamirësi shumen e mbledhur për ngushëllimin e djalit të tij!
Kjo shumë do shkojë për shpëtimin e një vajze të vogel!
Para disa ditësh në Shqiperi në mënyrë të pafajshme u vra Klodian Rasha. Familja e Klodianit u ballafaqua me një situatë shumë të vështirë por treguan durim dhe besnikeri shumë të madhe ku e gjithë Shqipëria flet fjalë të mira për të.
Emisioni Shqiptarët për Shqiptarët ka bërë një intervistë drejtë për drejtë me babain e Klodianit, Qazim Rashën i cili ka për të ndarë diçka në këtë emision.
“Dhimbja e djalit tim është dhimbja e gjithkujt, është fatkeqësi e rëndë!
Klodiani nuk arriti ta shijoj jetën, atëherë duke qenë se në shtëpinë time kanë ardhur shumë njerëz për të kontribuar për shpirtin e Klodianit, unë isha i detyruar që këto ndihma t’i hap që unë të jau kthej një të mirë dhe nuk mund ti futi ne shtepi sepse Klodiani nuk jeton më, ndaj unë mendoj që sadopak të shpreh mirenjohje në adresen e djalit tim, për hirë të Zotit mundohem të bëjë dicka të mirë , që të gjithë fëmijët të rriten njejtë, në fund të fundit jemi njerëz, të mundohemi të shërojmë një zemër prindi, në fund të fundit jemi njerëz jemi “shqiptarë”- tha Qazim Rasha
“Apeli im është mos lëndoni prindër mos krijoni dhimbje mos merrni jetë, dhuroni jetë”
“Të gjithë këto ndihma që janë dërguar për shpirtin e djalit tim t’ia dërgoj vajzës së Shkupit e cila vuan nga një sëmundje, me shpirtë e me zemër si për Klodin tim”.
“Zoti e shëroftë, Zoti i ndihmoftë!”
“Zoti e shpëtoftë Adisën, Adisa është vajza ime!”-tha i përlotur babai i Klodian Rashës, Qazim Rasha.