Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dhënë detaje për takimin e mbajtur në Shqipëri, me Kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Hoxhaj në një prononcim për klankosova.tv, deklaroi se ishte një takim vëllazëror me shefin e Qeverisë Shqiptare, dhe liderë të partive politike nga Kosova, transmeton FolDrejt.com.
”Ka qenë takim miqësor mes vëllezërve! Takimi ka ndodhur në kuadër të promovimit të një inestimi nga Kosova, në Durrës në Shqipëri, ku ka marrë pjesë Kryeministri Rama dhe liderë të partive politike, deputetë dhe mysafirë të tjerë nga Kosova në Shqipëri!”.