E shtunë, 20 Prill, 2024

Hoxhaj: Kërkimfalja mbetet në tavolinë për dialogun

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se në Samitin e Ballkanit Perëndimor, do të ketë takime multilaterale dhe nuk pritet ndonjë marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.

”Ky është një takim multilateral që organizohet nga gjermanët dhe francezët. Në takimet e tilla multilaterale mos pritni që të ketë marrëveshje sepse nuk ndodhë asnjëherë”, njofton Klan Kosova.

”Fokusi kryesor do të jetë dialogu Kosovë-Serbi, por nuk do të jetë qëllim për marrëveshje, apo epilog të një arritjes së një marrëveshje”.

Lexoni edhe..

”Takimi është multilateral, mund të ketë mesazhe, data, propozime por jo marrëveshje”.

Hoxhaj ka folur në konferencën e sotme edhe për iniciativën ligjore kundër mohimeve të krimeve të luftës, për të cilën tha se qëllimi është moral për të mbrojtur dinjitetin e viktimave, familjeve dhe shoqërisë në përgjithësi, njofton Klan Kosova.

”Qëllimi i iniciativës ligjore, është mbi të gjitha moral sepse mbi të gjitha vlen që ne ta mbrojmë dinjitetin e viktimave, familjeve por edhe të shoqërisë si të tillë”.

”Ka qenë e domosdoshme dhe 20 vjet pas luftës kjo duhej të ndodhte në Kosovë. Këtë temë e kam adresuar edhe në platformën si delegacion shtetëror që trajton temën e shkaqeve por edhe pasojat e luftës”.

”Platforma është pozicion i çdokujt, çështja e pajtimit dhe kërkim faljes duhet të jetë kërkesë e jona e përhershme në tavolinë”.

” Ajo çka ka ndodhur në Kosovë, është se pas 20 vjetësh, pajtimi mes shoqërisë serbe e kosovare do të ishte e mundur, por agjenda politike e cila ka sjell luftëra në Kosovë, nuk ka ndryshuar pas ndryshimit të luftës”.

”Normalizimi politik, njohja e ndërsjellë, anëtarësimi i KS në OKB, janë fondamentet që mund të çojnë dy shoqëritë në një pajtim mes të dy popujve”.

”Çështja e kërkim faljes duhet të mbetet në tavolinë, dhe janë tema që burojnë nga mandati i shoqërisë”.

”Dialogu Kosovë –Serbi mbi të gjitha i shërben interesit të Kosovës. Nëse duam ta përmbyllim në 2019 shtetndërtimin  duhet si vijë politike ta mbyllim këtë temë që i shërben interesit të Kosovës”.

”Ne nuk duhet të harrojmë se sa e dhunshëm ka qenë Serbia në Kosovë. Por në botë ka situata që po asht u janë shumë të komplikuara. Normalizimi politik duhet t’i paraprijë edhe një normalizimi shoqëror”.

”Ajo çka ka ndodhur para 20 vjetësh asnjëherë s’do duhej ta harronte dikush në Kosovë. E nëse ajo ndodh ajo do duhet të ndiqet penalisht”.

Të ngjajshme