Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se Kosova vendi më i vonuar në Evropë në marrjen e masave ekonomike për t’i ndihmuar bizneset ndaj pandemisë.
“Shpërthimi i virusit Corona në Kinë në dhjetor të vitit 2019, dhe përhapja e shpejtë këtij virusi në shume vende të botes, sot paraqet shqetësim global për gjithë njerëzimin.
Përveç pasojave shëndetësore në njerëz që po shkakton kjo pandemi ku tani numri i të infektuarve në gjithë botën ka kaluar mbi 1.9 milion, pandemia e COVID-19 është duke goditur rëndë edhe në zemrën e ekonomive të mëdha botërore,
duke rezultuar në ndërprerje të mëdha ekonomike, lëkundje dhe rënie në tregjet e aksioneve, mbyllje të linjave ajrore dhe llojeve te tjera te transportit, mbyllje të turizmit dhe të fabrikave, si dhe rënie në aktivitete të shumta të sektorit të shërbimeve.
Virusi tashmë po ndryshon mënyrën e jetës së njerëzve të cilët po obligohen të izolohen, te ruajnë distance sociale, dhe për pasoje kjo po ndikon shumë rëndë në rënien e ekonomisë globale dhe rritjen e shpenzimeve të shëndetit publik.
Shpejtësia e kolapsit ekonomik është e pashembullt. Ekonomia globale tashmë ka përjetuar rënie të shpejtë, duke bërë që drejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar të deklarojë se ndikimi ekonomik do të jetë më i keq se kriza financiare e vitit 2008″, shkruan ai.
Tutje Hoxha thotë se Qeveria në ikje ka qenë shumë neglizhente dhe e vonuar në marrjen e masave ekonomike.
“Deri më tani të gjitha vendet e BE-së kanë marr masat ekonomike në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve, Kosova është vendi me i vonuar në këtë drejtim.
Qeveria me shumë vonesë ka përgatitur një pako fiskale emergjente e cila është më shumë e karakterit social, me këtë pako shumë biznese rrezikohen të falimentojnë, dhe mijëra njerëz rrezikojnë të mbeten pa vendet e tyre të punës.
Edhe pse Qeveria në formë klandestine në mesnatë kishte aprovuar ligjin e buxhetit duke u thirrur në urgjencën e pandemisë, Ministrit të Financave dhe Kryeministrit nuk ju ra ndërmend që të parashikojnë mjete financiare në ligjin e buxhetit për tejkalimin e kësaj situate emergjente.
Po të kishte hapësirë për debat në ligjin e buxhetit, sot do ta kishim të aprovuar buxhetin e veçantë për përballje me pandeminë.
Kryetari i PDK-së z.Kadri Veseli ka ndërmarr një iniciativë që të sjell në Kuvend për miratim një pako fiskale gjithëpërfshirëse e cila do te garantonte një stabilitet për familjet në nevojë dhe për bizneset.
Mos mbështetja e ndryshimit te ligjeve në Kuvend sot dhe mos aprovimi i kësaj pako fiskale është lajm jo i mirë për qytetarët e vendit.
Është e një rëndësie të veçantë që në këtë kohë të rëndë pandemie të bëhemi bashkë të gjithë, pozitë e opozitë dhe ta luftojmë armikun tonë të përbashkët Covit-19″, përfundon ai