Tahir Zemaj ishte Kryekomandant i Forcave të armatosura të Kosovës (FARK) dhe Gjeneral i Uçk-së gjatë Luftës në Kosovë u vra më 4 janar në 2003 në qytetin e Pejës së bashku me djalin e tij dhe kushëririn e tij në rrethana misterioze.
Kryeministri i vendit Avdullah Hoti perkujtoi Tahir Zemaj në 18 vjetorin e rënies së tij, duke thënë se drejtësia duhet të vendoset në vend, dhe ideatorët dhe vrasësit duhet të marrin dënimin e merituar.Postimi i plotë:
18 vjet më parë, u vra Kolonel Tahir Zemaj, bashkë me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.
Kolonel Zemaj ishte ushtarak profesionist i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, i dëshmuar në betejat e Loxhës, Llukës, Junikut, lugut të Baranit, në shpëtimin e banorëve nga masakra e përgatitur në rrethimin e Isniqit dhe të tjera.
Drejtësia duhet të vendoset. Ideatorët dhe vrasësit duhet të marrin dënimin e merituar.
Lavdi jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës, Kolonel Tahir Zemaj!