Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se ka dalur pozitiv nga testi për COVID 19. Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se do të izolohet për dy javë.
“Të nderuar,
Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia.
Avdullahu”, ka shkruar ai.