Nëse janë paralajmëruar mijëra tifoz nga Maqedonia për kryeqendrën e Holandës, për sfidën e tretë në Grupin C, në mes Holandës dhe Maqedonisë, kjo nuk do të mund të ndodh. Arsye për këtë është njoftimi i fundit të ambasadës së Holandës për lëvizjen e qytetarëve të Bashkimit Evropian dhe vendeve jashtë saj.

“Në lidhje me sfidën e ardhshme të futbollit në mes Maqedonisë dhe Holandës, ju informojmë se ndalesa për udhëtim në Bashkimin Evropian për vendet e treta, është ende në fuqi. Mundt ë udhëtohet drejt Holandës, në rast se jeni në mesin e kategorive që janë përjashtuar nga kjo ndalesë,” thuhet mes tjerash në kumtesën e ambasadës së Holandës në Shkup, raporton Alsat M, percjell Foldrejt.com