Hekurani zyrtarisht i pari i Dibrës, premtoi(n) drejtësi dhe meritokraci

Kandidati nga radhët e BDI, Hekuran Duka, ka arritur të triumfojë kundrejt kolegut të tij Arben Agolli (ASH), me një diferencë jo edhe aq të vogël për të parin e Dibrës.

Pas vdekjes së papritur të të ndjerit Ruzhdi Lata, tashmë Dibra ka një kryetar të ri të zgjedhur nga vetë dibranët. Deri tani, z. Hekuran Duka ishte ushtrues detyre i të parit të Dibrës.

Hekuran Duka për foldrejt.com, premtoi që brenda 100 ditëshit të parë të kryejë “shënimin e vendparkimeve në vendet e duhura në qytet, aksione ekologjike dhe pastaj fillimi zgjidhjes se problemit të ujit të pijshëm, problemi me qentë endacak, riparimi, konstruimi dhe ndërtimi i rrugëve”.

Premtimet bazë të Hekuranit me qytetarët dibranë ishin “drejtësia dhe meritokracia”, duke premtuar edhe vendosjen e njerëzve të përshtatshëm në institucionet publike.

Në si redaksi e foldrejt.com i urojmë suksese z.Duka, pasi suksesi i tij është sukses për Dibrën./Foldrejt.com