Hashim Thaçi për Süddeutsche Zeitung: Çdoherë falenderues ndaj SHBA-së, të shfrytëzojmë momentin për marrëveshje afatgjate

Hashim Thaçi, 50, ka kaluar një kohë të gjatë nga udhëheqës i rebelëve deri te president i shtetit. Në vitet 90-a ai nga ekzili zviceran themeloi UÇK-në, kurse si luftëtar ai mbante emrin “gjarpëri”. Pas luftës 1999, djali i një fshatari shpejt do ngrihej në një nga figurat kryesore politike në Kosovë. Si kryeministër nënshkroi ai deklaratën e pavarësisë në 2008. Një kopie e saj është vendosur në zyrën e tij. Nga 2016 ai mban detyrën e presidentit, shkruan fillimisht media gjermane Süddeutsche Zeitung, përcjell foldrejt.com.

SZ: A mund ta kujtoni, ku ishit ju në 24 mars 1999 – kur NATO filloi bombardimet kundër Serbisë?

Hashim Thaçi: Isha nëpër male, në kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ne u informuam në këtë ditë nga NATO, se do fillonte ndërhyrjen.

 

Pas 20 vitesh sa e madhe është falenderimi kundrejt Perëndimit?

Ne do i jemi gjithëmonë falenderues. Pa ndërhyrjen ushtarake nuk do kishte asnjë shqiptar në Kosovë. Bombardimet ndaluan pastrimin etnik.

 

Megjithatë, paqja e vërtetë nuk është arritur as pas 20 vjetësh. Për t’u anëtarësuar në OKB dhe për të pasur shansë një anëtarësim në BE, duhet të nënshkruhet një marëveshje ku Serbia do njohë pavarësinë e Kosovës. A mund të arrihet kjo?

Për këtë nuk ka alternativë. Mes Serbisë dhe Kosovës mund të nënshkruhet një marrëveshje paqeje ashtu si dikur mes Gjermanisë dhe Francës. Në të kundërt Status quo do të thotë hapa pas, sepse ai destabilizon rajonin.

Keni një mbështetje të majftueshme në shtëpi për kompromiset me Serbinë?

Më shumë se 70 përqind e kosovarëve mbështesin një dialog me Beogradin.

A mund të jetë ndryshimi i kufijve një pjesë e marrëveshjes?

Ne përpiqemi për një marrëveshje, ku do sqarohen përfundimisht të gjitha çështjet e hapura mes Serbisë dhe Kosovës. Por deri tani nuk ka asgjë mbi tavolinë, nuk ka harta gjeografike. Kjo temë është tepruar nga mediat.

Por nuk flasin vetëm mediat. Mbështetje për këtë ka edhe nga Uashingtoni dhe Brukseli.

Për këtë kam folur direkt me presidentin Trump. Diplomacia e tij ndaj dy palëve është e qartë: shfrytëzoni momentin, shkoni përpara dhe mos lejoni që të përsëriten tragjeditë e së kaluarës.

A qëndroni gjithmonë pas SHBA-së?

Nga e kaluara e dimë, që BE kurrë nuk ka qenë në gjendje që të zgjidhë gjërat e vetme.

A vlen kjo akoma?

Për të qenë i sinqertë: sot është akoma më pak.

A është akoma i rrezikshëm korrigjimi i kufijve në Ballkan?

Të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë kufi të hapur, nga Sllovenia dhe Kroacia, deri poshte të Maqedonia Veriore. Vetëm vitin e kaluar pas një debati trevjeçar, sqaruam demarkacionin me Malin e Zi. Por në këtë çështje duhet të jesh shumë i kujdesshëm.

Si duhet të duket një korrigjim kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës?

Për ne është e qartë që Kosova në çdo rast duhet të mbetet një shtet multi-etnik. Nuk do ketë kufi në baza etnike.

Si është raporti me presidentin serb Aleksandër Vuciq? Prej në luftë të dy kishit pozita të rëndësishme në luftë: ai si ministër informacioni i Sllobodan Millosheviqit, ju si udhëheqës i UÇK. Sot ju të dy takoheni shpesh njëri me tjetrin dhe jeni të detyruar të negocioni.

Është raport i vështirë, por i nevojshëm, për të mbajtur hapur një kanal komunikimi. Pasi është vetëm ky dialog, që shmang shumë gjëra të urrejtura, që kanë ndodhur mes dy vendeve tona. Por nuk kam asnjë ndjesi të mirë. Ne të dy e dimë, nga ku ne vijmë. Por kjo nuk është pengesë për të punuar për paqen.

A flisni ju, çfarë ndodhi përpara 20 vitesh?

Ai ka humbur, unë kam fituar. Por unë nuk diskutoj për të kaluarën.

Ndaj jush ka akuza për krime lufte, ku është ngritur edhe një Gjykatë Speciale. A i frikësoheni këtij tribunali?

Këto akuza monstruoze janë konstruktuar nga Serbia. Por nëse mua më ftojnë, atëherë unë do shkoj në Haagë. Për ne është e rëndësishme, që e vërteta të dalë në dritë.

Sa është e rëndësishme kujtimi i së kaluarës?

Kjo është e rëndësishme, por ne nuk duhet të jemi peng i së kaluarës sonë. Unë jam i kënaqur, që tani është momenti i duhur për një Marrëveshje paqeje.

Pse tani?

Përherë të parë ne kemi në Serbi një partner, që është gati të ulet me ne në një tavolinë dhe të bisedojë për gjithë çështjet e hapura – qoftë edhe për njohjen e Kosovës. Dhe pas shumë vitesh harresë, kemi vëmendjen e duhur nga BE dhe SHBA. Nëse ne e humbasim këë, atëherë ecim drejt rrezikut për të humbur dekada.

Ka thashetheme që në qershor do nënshkruhet një marrëveshje në Uashington?

Kjo nuk është e saktë. Por unë do bëj çështë e mundur, që një marrëveshje e tillë të nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë.

Në 2019?

Pse jo.

Vizioni juaj për 20 vitet?

Anëtare e NATO dhe BE. Një rajon ku secili jeton me standardet europiane. Me kufij të hapur. Gjëra, mbi të cilat ne sot zihemi, atëherë do duken qesharake./Foldrejt.com