Haradinaj: Kosova po ec sigurt drejt pavarësisë së plotë dhe qëndrueshmërisë energjetike.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë në Kosovë (KOSTT), është certifikuar nga Energy Community Regulatory Board, dhe tash e tutje do t’i njihen ndërkombëtarisht të gjitha asetet me të cilat disponon.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “çertifikimi nga Sekretariati i Komunitetit te Energjisë ka rëndësi për njohjen e KOSTT si Operator i Sistemit Transmetues nga Rrjeti Europian i Operatorëve të Sistemit Transmetues të Energjisë Elektrike, si një ndër parakushtet themelore për anëtarësim në ENTSO-E, dhe institucionet tjera europiane, që do t’i mundësonte operim të pavarur nga Serbia”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Kosova po ecë sigurt drejt pavarësisë së plotë dhe qëndrueshmërisë energjetike.

I çertifikuar më parë me tri standarde ndërkombëtare të cilësisë, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë në Kosovë (KOSTT), është çertifikuar nga Energy Community Regulatory Board (ECRB), dhe tash e tutje KOSTT-it do t’i njihen ndërkombëtarisht të gjitha asetet me të cilat disponon.

Çertifikimi nga Sekretariati i Komunitetit te Energjise ka rëndësi për njohjen e KOSTT si Operator i Sistemit Transmetues nga Rrjeti Europian i Operatorëve të Sistemit Transmetues të Energjisë Elektrike, si një ndër parakushtet themelore për anëtarësim në ENTSO-E, dhe institucionet tjera europiane, që do t’i mundësonte operim të pavarur nga Serbia.

Përgëzime për këtë lajm fantastik për Kosovën, stafit menaxhues të këtij mekanizmi të rëndësishëm si dhe qytetarëve të vendit”, ka shkruar Haradinaj.