Haradinaj fton Molliqajn dhe Abazin në ngjitje malore

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka komentuar sulmin që i ka bërë Dardan Molliqaj i PSD-së Haki Abazit të VV-së pas përfundimit të emisionit Pressing në T7.

Haradinaj ka thënë në Rubikon të KTV-së se Molliqaj dhe Abazi kanë energji të tepërt dhe i ka ftuar që t’i bashkangjiten në Hiking nëpër malet e Kosovës.

“Këta që kanë energji të tepërt, le të dalin maleve të bukura të Kosovës në Hiking. I ftoj që të vijnë me mua edhe zotin Abazi, edhe zotin Molliqaj”, ka thënë Haradinaj në Rubikon.

Haradinaj ka bërë thirrje që të ruhet procesi zgjedhor, duke thënë se ka sinjale se mund të ketë përpjekje të tilla nga parti ta caktuara.

Para dy ditësh kanë dalur pamjet e kamerave të sigurisë ku shihen Dardan Molliqaj dhe shoqëruesi i tij duke e sulmuar Haki Abazin në ambientet ku po xhirohej emisioni Pressing. Prokuroria ka intervistuar Molliqajn dhe Abazin dhe  është duke e hetuar incidentin.