Invetimi prej miliarda dollarësh e fabrikës së automjeteve gjermane Volkswagen, po shton lobet për vendimin final, që duhet të merret në shtator 2019: a do ndërtohet në Turqi ose Bullgari?
Sipas medias gjermane “Handesblatt”, partia e kancelares Angela Merkel CDU dhe shefja e re KE, Ursula Von der Leyen janë aleate të fuqishme të partisë qeveritare bullgare Gerb të kryeministrit Bojko Borisov, përcjell foldrejt.com.
Në rast se VW do hap fabrikën e saj në Bullgari, atëherë ky vend do humbas emrin si më i varfëri i Bashkimit Europan.
Dejure Leyen nuk ka lidhje me vendimin e fabrikës gjigande gjermane, por ajo mund të luajë indirekt me rolin e politikës së subvencioneve.
Borisov mundohet maksimalisht me të gjitha forcat që ta sjell VW në Bullgari dhe miqësia me Leyen shihet si shpresë e shtuar. Në anën tjetër, Turqia ka më shumë eksperiencë në rolin e investimeve të huaja./Foldrejt.com