Në Shqipëri është hapur kantieri për ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit, i cili do të ndërtohet me mbështetjen financiare të Republikës së Turqisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vizituan vendin ku do të ndërtohet spitali në Fier, për të ndjekur ecurinë e zbatimit të këtij projekti.

Kryeministri Rama duke publikuar në rrjetet sociale videon nga vizita, shkruan se “Hapet kantieri i spitalit rajonal në Fier, ku do të punohet me tre turne dhe do të angazhohen në procesin e ndërtimit brenda 3 muajsh 1.200 forca pune”.