Gjermania dhe Franca do mbajnë të hënën e ardhshme një minisamit në Berlin, për t’u përqëndruar kryesisht te arritja e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit, shkruajnë mediat ndërkombëtare, përcjell foldrejt.com. Pavarësisht se në këtë takim nuk janë ftuar shtete si Italia dhe Austria, ajo ka një rëndësi të veçantë për rajonin.

Sipas mediave gjermanofone kancelarja Angela Merkel ka arritur të bind presidentin francez Emmanuel Macron dhe më pas këto të dy Serbinë, që të heqë dorë nga kërkesa për shkëmbimin e territoreve. Por arritja e marrëveshjes është e vështirë, pasi Kosova nuk ka hequr akoma tarifën 100 përqind për produktet serbe.

Hahn: Pro hapjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore


Një zgjidhje e imponuar nga jashtë nuk mund të zgjidhet,” thotë komisioneri i zgjerimit Johanes Hahn për DPA, përcjell foldrejt.com. Në fakt Hahn është mes perëndimorëve që mbështet korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, diçka që kundërshtohet ashpër nga Gjermania.

Në lidhje me dhënien dritë jeshile të hapjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, Johanes Hahn tha hapur se kjo duhet të ndodhë veçanërisht për reformat që kanë kryer dy shtetet e lartëpërmendura dhe në rast se BE nuk eksporton stabilitet te fqinjët e saj ballkanikë, atëherë do “jemi ne që do importojmë jo-stabilitet”./Foldrejt.com