Greqia përpara zgjedhjeve, a rrezikohet Marrëveshja e Prespës?

Greqia duhet të zhvillojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në 7 korrik, ku partia që prin sipas anketave është konservatorja Nea Dimokratia (38 pikë) e udhëhequr nga Kyriakos Mitsotakis, e cila prin 10 pikë përpara partisë qeveritare Syriza (28).

Në vend të tretë ndodhet partia e majtë Kinal me 7,3 pikë – kjo parti rrjedh nga Pasok-u i Giorgos Papandreou.

Sipas medias austriake Der Standard, zgjedhjet në Greqi duheshin të mbahen në vjeshtë 2019, por ata po zhvillohen disa muaj përpara për shkak të humbjes në zgjedhjet e përgjithsme europiane të Syrizas. Kjo kishte domethënie të veçantë në politikën e jashtme, sepse në rast se Nea Dimokratia krijon qeverinë e ardhshme në Athinë, ajo mund t’i kthehet avazit të vjetër grek për bllokimin e rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut, përcjell foldrejt.com.

ND është kundër Marrëveshjes së Prespës, që i mundëson Maqedonisë së Veriut të integrohet në BE dhe NATO. Edhepse Marrëveshjet ndërkombëtare rrallë ndodh që të prishen nga qeveritë pasardhëse, vërtet kjo është për t’u shqetësuar në rastin mes Greqisë dhe Maqedonisë Veriore./Foldrejt.com