Grekët dhe turqit janë në luftë, e pësojnë shqiptarët e Çamërisë

Trupat greke pushtuan në 15 maj 1919 portin e qytetit osman Izmirin (Smyrna). Pak para Marrëveshjes së Sevres, ku forcat e Antantës kërkonin sa më shumë territore nga Perandoria Osmane e cila kishte humbur në Luftën e Parë Botërore – sëbashku me Gjermaninë dhe Austrinë, shkruan foldrejt.com.

Sipas asaj marrëveshje, Thrakia Lindore dhe Izmiri do mbeteshin nën kontroll të grekëve, kurse Stambolli do fitonte një status special ndërkombëtar.

Por menjëherë pas ardhjes së forcave greke në Izmir, filluan luftimeve të ashpra që do shtriheshin deri thellë në Anadoll. Nga Ankaraja do vinte një rrufe e befasishme e osmanëve që tashmë të udhëhequr nga Ataturku do sprasnin forcat greke – pikërisht në momentin kur u mendua se e tërë Turqia do shpërbëhej nga shumë forca ndërkombëtare.

Ataturku me shokë u sollën humbje të mëdha grekëve, ku verës 1922 gjithë grekët u detyruan të largohen kokëulur nga Anadollia, Stambolli dhe Edreneja.

Pas kësaj lufte, ishte e pamundur që grekët dhe turqit të jetonin bashkë. Me Marrëveshjen e Lauzanës 1923, filloi shkëmbimi i popullatave. Rreth 1.25 milionë grekë nga Stambolli, Izmiri dhe Edreneja u larguan për në Çamëri dhe pjesët tjera greke – kurse rreth 500 mijë turq, mes tyre edhe shumë shqiptarë muslimanë, u degdisën nga trojet e tyre shekullore për në Anadoll.

Nga kjo marrëveshje zezonë, e pësuan më keq shqiptarët./Foldrejt.com