Një aksion i përbashkët europian kundër kriminelëve nga Europa juglindore në Austri, ka arritur me sukses arrestimin e 25 të dyshuarve për kontrabandë, shitje të lëndëve narkotike dhe armëve. Lajmi është konfirmuar nga vetë policia austriake.

Policia ka arritur të konfiskojë armë dhe 47 kilogram drogë. Aksioni i quajtur “Joint Operational Office” (JOO) dhe i mbërshtetur nga Europol dhe Frontex, llogaritet si një sukses i luftës kundër krimit në vendin alpik./Foldrejt.com