Godet Behrami: Nuk i besoj më askujt, kjo është prapaskena e vërtetë e botës dhe futbollit

Në një intervistë ekskluzive për Blick.ch, lojtari më i njohur shqiptar Valon Behrami tregon sinqerisht për karrierën e tij në Zvicër dhe thotë hapur se largimi i tij nga kombëtarja helvete ishte politike. Në vijim foldrejt.com, ua sjell intervistën e veteranit të futbollistit nga Mitrovica.

Blick:Valon Behrami, ku jetoni tani?

Valon Behrami: Në hotel këtu.

Me Larën?

Me Lara.

Sëpaku në një suitë të Porte d’Octodure?

Po.

Pasi tregon se pas disa javësh do vendoset në një shtëpi në Sion

Më pas Behrami thotë se së shpejti me të dashurën e tij do vendoset në Sion dhe vlerëson ekipin për kualitet. Në lidhje me Pajtim Kasamin, i cili ka shfaqur pakënaqësi me lidershipin, ai e ka këshilluar që të “qëndrojë i qetë, të punojë dhe të mos veprojë me reksion që dëmton klubin.” Kasami dhe Behrami njihet prej shumë vitesh nga kombëtarja e Zvicrës.

Në lidhje me marrjen e shiritit të kapitenit, Behrami, pavarësisht se ka shumë përvojë, për shkak të mos angazhimit të gjatë në Sion dhe respektit të lojtarëve tjerë që luajnë prej shumë kohësh në këtë klub, thekson se “nuk është i rëndësishëm shiriti i kapitenit.”

Më tutje Behrami tregon se është larguar nga rrjetet sociale, pasi ata nuk janë reale dhe se personat që çdo sekondë shohin telefonin “u mungon diçka nga jeta” reale.

Kur jam pranë familjes nuk kam asnjë nevojë për telefon, kurse kur Lara ose fëmijët nuk janë me mua, atëherë e mbaj celularin vetëm për të mësuar sesi janë, tha më tutje Behrami, përcjell foldrejt.com. “Këtë princip dua të fitojnë edhe fëmijët e mi.”

Largimi nga NATI

Duket se Behrami akoma e vuan metodën e largimit nga Kombëtarja helvete. Ai vijon të thotë se do ishte shumë mirë që largimi nga Zvicra të ndodhte me një konferencë për shtyp, ku do falenderonte për gjithçka ekipin, dhe jo përmes një telefonate nga trajneri Vladimir Petkovic.

“Në tre minuta që bisedova me trajnerin Petkovic ai nuk më la mundësi që të jepja një intervistë për largim. Këtë e meritoja pas 12 vitesh aktivizim në Zvicër. Petkovic u arsyetua se do kishte ndryshim gjeneratash dhe nuk ishte e nevojshme konferenca për shtyp. Por në fakt nuk kishte ndryshim gjeneratash, pasi u larguam vetëm unë dhe Blerim Xhemaili. Kështu qenka futbolli. Dikur ishim shumë të afërt me njëri-tjetrin, kurse sot nuk i besoj më askujt. Nuk do doja ta thoja, por është e vërtetë: nga ky biznes jam bërë kështu. Kështu jam edhe në jetën e vërtetë – nuk kam besim te askush. Jeta është familja juaj. Shumë persona tjerë më janë afruar vetëm për të përfituar.”

Më tutje Behrami kritikon edhe gazetarët që shkruajnë “mijëra herë të njëjtën përmbajtje” dhe se sëbashku me sportistët nuk kanë guximin të tregojnë përbërjen brenda fasadës”.

Përkundër që Behrami shfaqet pesimit ndaj shoqërisë që e ka rrethuar dhe nuk i bëhet vonë nëse shumica pajtohen ose jo me të, pavarësisht se kritikon mungesën e guximit të Petkovicit dhe thotë që fatmirëisht nuk ka më punë me të, kur vjen puna si trajner ai thotë se ka cilësi të mira./Foldrejt.com