Më shumë se gjysma e Anglisë po jeton nën kufizime më të rrepta si pasojë e coronavirusit pasi masat më të ashpra hynë në fuqi në Lancashire.
Udhëheqësit politikë të rajonit luftojnë për të siguruar më shumë mbështetje financiare për punëtorët dhe bizneset.
Në Lancashire lokalet nuk mund të funksionojnë si restorante, pasi rajoni u bashkua me rajonin e Liverpool-it në vendosjen e kufizimeve të nivelit të tretë për të “zvogëluar” infeksionet.
Ndërkohë, njerëzit në Londër, Essex, York, Elmbridge, Barrow-in-Furness, North East Derbyshire, Erewash dhe Chesterfield nuk mund të përzihen më me ata të familjeve të tjera, përfshirë pub-et dhe restorantet.
Si pasojë, masat e reja vendosën më shumë se 28 milionë njerëz në Angli në dy nivelet kryesore të kufizimeve.