Për shkak të akuzave për përdhunim një burrë duhej të largohej nga Zvicra. Megjithatë fjalën e fundit dhe kundër drejtësisë zvicerane e dha Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, shkruan bazonline.ch.

Bëhet fjalë për një kosovar që në 1993 emigroi drejt Zvicrës. 26 vjet më pas, për shkak të akuzave dhe dënimeve prej Gjykatës në Zvicër, ai duhej të lëshonte vendin helvet. Por Gjykata Europiane në Strasburg vendosi kundër këtij dëbimi – mbi bazën e të drejtës për mbrojtjen e jetës familjare dhe private, përcjell foldrejt.com.

Sipas Gjykatës më të lartë europiane, burri nga Kosova jeton me fëmijët e tij të rritur në Zvicër, prej të cilëve ai është i varur.

Sipas drejtësisë helvete “burri nga Kosova ishte martuar me një zvicerane në 1999”, kurse më pas dokumentat e Zvicrës i kanë marrë edhe fëmijët nga martesa e tij e parë. Në 2003 ai u dënua për një përdhunim, me dy vjet e tre muaj burg dhe më pas me një dëbim nga vendi për 12 vjet. Në fund të 2006, Zyra për Emigracion në Basel-Landschaft nuk ia shtoi lejeqëndrimin, pasi në këtë kohë ai edhe ishte shkurorëzuar nga gruaja zvicerane. Katër vjet më pas – 22 janar 2010 edhe Sekretariati për Emigracion (SEM) vërtetoi vendimin e Zyrës për Emigracion.

Në tetor 2015 edhe instanca e fundit vendosi për dëbimin e tij. Për të mos përfunduar këtu, kosovari merrte një pension invalidor prej tetor 2012 për shkak të një sëmundje kronike.

Por përkundër gjithë këtyre vendimive të drejtësisë zvicerane në fund Gjykata Europiane e Strasburgut vendosi ndryshe dhe në favor të kosovarit. Kjo me arsyetimin se edhe ai ka pasur të drejtën për mbrojtje të jetës familjare dhe private. Poashtu kosovari i bindi gjykatësit e Strasburgut se ai për shkak të problemeve shëndetësore kishte nevojë për përkujdesje nga të afërmit në Zvicër./Foldrejt.com