Një gjykatë ushtarake izraelite burgosi një anëtare të shquar të Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP) për dy vjet.

Përgjegjësja për mediat në Qendrën Palestineze “Aldameer” për të drejtat e njeriut, Heba Hamarsheh, për AA tha se Gjykata Ushtarake e qytetit Ofer, përpos dënimit me burg, gjobiti Khalida Jarrar-en edhe me një gjobë në kundërvlerë prej rreth 1.200 dollarësh amerikanë.

Khalida Jarrar u arrestua nga shtëpia e saj në qytetin Ramallah më 31 tetor 2019 dhe u akuzua se është bërë funksionare PFLP-së, një grup i ndaluar nga ushtria izraelite.

Jarrar është një figurë e shquar e PFLP-së, grupi i dytë më i madh në Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO), si dhe u zgjodh anëtare e Këshillit Legjislativ në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në vitin 2006.