Ditës së djeshme në territorin e Maqedonisë së Veriut u janë dhënë vendime për vetëizolim 593 personave, kurse 308 kanë nënshkruar deklarata për vetëizolim, informon foldrejt.com.
Siç kumtoi MPB, nga ana e zyrtarëve pollicorë janë kryer kontrolle te personat në izolim dhe vetëizolim, gjatë së cilës është konstatuar se gjashtë persona nuk e kanë respektuar masën e izolimit dhe vetëizolimit.
Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë gjobitur 975 qytetarë për mosmbajtje të maskës.