Në të gjithë Gjermaninë tashmë është vendosur masa e detyrueshme e mbajtjes së maskës, kurse prej të hënën në 14 lande gjermane do ketë gjobë në rast se qytetarët nuk mbajnë maskë kur dalin nga shtëpia, shkruan bild.de, përcjell foldrejt.com

Ky vendim mbështetet nga 97 përqind e gjermanëve.

Por gjobat janë variabile nga qyteti në qytet. Në kohën kur në Bajern dhe Hamburg janë dënimet më të ashpra, deri 150 euro, në Hessen është 50 euro, Mecklenburg-Vorpommern 25 euro, Rheinland-Pfalz: 10 euro, përcjell foldrejt.com.

Por veçanërisht të ashpra janë dënimet për punonjësit nëpër dyqane. Në Bajern do dënohen deri 5000 euro, kurse në Hamburg deri 1000 euro.

Landet tjera gjermane, edhepse e kanë shpallur të detyrueshme mbajtjen e maskave, hë për hë, nuk kanë dënime për mosmbajtjen e saj./Foldrejt.com