Gjermania voton Paktin e Emigracionit, ja çfarë duhet të dini nëse emigroni

Horst Seehofer speaks during a session of the German parliament 'Bundestag' in Berlin, Germany, 07 June 2019. Members of the Bundestag debated on Asylum and residence rights among other topics. German Bundestag debates on Asylum and residence rights, Berlin, Germany - 07 Jun 2019

Bundestagu gjerman ka votuar sot (e premte) shtatë ligje që lidhen me emigracionin, azilkërkuesit dhe integrimin e të huajve, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar në një sërë mediash gjermane. Koalicioni i gjërë qeverisës ishte kategorikisht pro Paktit të ri të Emigracionit, por kritika kishte nga disa parti të vogla si FPD, Të Gjelbërit dhe Die Linke.

Mes tjerash në ligjet e sotme forcohet “rikthimi i rregulluar” dhe “lehtësimi i dëbimeve”, por në të njëjtën kohë, siç potencoi ministri i brendshëm gjerman Horst Seehofer (CSU) i jepet përparësi edhe pranimit të forcës së huaj punëtore dhe integrimit.

“Personat pa leje qëndrimi duhet të lëshojnë Gjermaninë, kurse vendi jonë në vend të pranimit pamasë të azilkërkuesve, do orientohet në pranimin e forcës së huaj punëtore,” tha mes tjerash Seehofer.

Me fjalë të tjera, azilkërkuesit që nuk gjejnë një punë mund të dëbohen menjëherë, veçanërisht nëse janë nga shtetet me origjinë të sigurtë si Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Kosova; kurse në rast se një azilkërkues, përkundër që nuk i njihet kjo e drejtë, por gjatë periudhës së qëndrimit gjen një punë stabile në Gjermani dhe flet gjermanishten, atëherë duhet të marrë një “duldung” – dmth që të mos dëbohet nga autoritetet, informon foldrejt.com.

Tashmë Gjermania nuk fton personat e pakualifikuar ose ata që nuk tentojnë të gjejnë veten te tregu i punës./Foldrejt.com