Një turk i lindur në Gjermani ka kryer shumherë shkelje ligjore në Gjermani. I papërmirësueshëm që nga 2002, ai pritet të dëbohet drejt vendit të origjinës: Turqi, shkruan media gjermane “Die Welt”.

Kjo ka ardhur pasi Gjykata e Lartë Europiane i ka dhënë drite jeshile Gjermanisë për të dëbuar një të dënuar për krime, pavarësisht se fajtori mund të ketë lindur në Gjermani, përcjell foldrejt.com.

Burri në fjalë ka një vazjë me një gjermane dhe e sheh vendimin kundër vlerave njerëzore dhe familjare. Megjithatë, ndryshe mendojnë gjykatësit, të cilët thonë se dëbimi i tij është në dobi të të “mirës publike dhe sigurisë vendore”.

Turku ka lindur në 1980 në Neustadt, kurse nga 1996 kishte leje qëndrimi të përhershëm. Megjithatë ai ishte dënuar disa herë me burg për shkak të drogës.

Ky vendim i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut mund të përdoret si kontest për të dëbuar edhe shumë kriminelë tjerë të huaj, pavarësisht se jeta e tyre është e lidhur me vendin e emigrimit. Raste të shumta të tilla kemi pasur në Zvicër, por tashmë duket që një proces të tillë të ndjekin edhe vendet tjera perëndimore./Foldrejt.com