Gjermania po i tregon botës fuqinë e saj ekonomike. Ajo është solide. Kjo ka ardhur falë kancelarit reformues Gerhard Shröder dhe kancelares kursimtare Angela Merkel, përcjell foldrejt.com.
Kur kancelari Schröder mori pushtetin në 1998, në Gjermani kishte 5.3 milionë të papunë, 12.5 përqind të rinj, kurse 1.8 milionë banorë nuk punonin një kohë të gjatë. Atëkohë Gjermania vlente si “burri i sëmurë i Europës”, shkruan media gjermane tagesspiegel.de, përcjell foldrejt.com.
Atëkohë, si pasojë e globalizmit, konkurrenca e lirë ishte tepër e rrezikuar, kurse Schröder nuk u dorëzua dhe mori vendime të guximshme kundër edhe partisë së tij.
Me sloganin e tij “inkurajoni dhe sfidoni”, ai pati kundërshtime në partinë tij dhe demonstrata të shumta, që për pak sa nuk e rrëzuan. Por zhvillimet ekonomike i dhanë atij të drejtë. Papunësia u ul në mënyrë rapide, kurse bota mbeti e shtangur nga “çudia gjermane”. Reformën e Schröder tentuan ta kopjojnë vende tjera, si Franca. Prej atëherë Gjeramaninë e mori zili bota.