Gjermania kërkon t’i përmisojë marrëdhëniet me Arabinë Saudite

Gjermania kërkon në mënyrë sekrete ti normalizojë marrëdhëniet me Arabinë Saudite – pasi ata u ftohën pas vrasjes së gazetarit disident Jamal Khashoggi në konsullatën saudiane në Stamboll. Sipas informacioneve të SPIEGEL, policia gjermane kërkon të pezullojë ndalimin e misionit të shkollimit në shtetin e pasur arab.

“11 muaj pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, ku përgjegjës shpallet direkt shteti saudit, ministria e brendshme, ministria e jashtme dhe zyra e kancelares janë marrë vesh pas dyerve të mbyllura që të fillojnë të dërgojnë ushtarë gjermanë në Arabinë Saudite – që t’i trajojnë ata për të kontrolluar kufirin,” përcjell foldrejt.com.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i partisë Të Gjelbërit, që kanë kërkuar sqarime nga qeveria gjermane se çfarë i ka shtyrë konkretisht të marrin këtë hap./Foldrejt.com