E premte, 26 Prill, 2024

Gjermani: Qëllohet për vdekje një serb, arrestohen dy kosovarë

Lexoni edhe..

Në parkingun e një supermarketi në Abensberg të Gjermanisë, ka ndodhur një shkrepje zjarri ku si pasojë një person humbi jetën, kurse policia gjermane arriti të arrestojë dy kosovarë që mendohet sa kanë lidhje me tragjedinë, shkruan br.de, përcjell foldrejt.com.

“Mbrëmë rreth orës 18.00 u qëllua për vdekje me armë zjarri një serb 39 vjeçar, rreth gjysëm ore më vonë në afërsi të të njëjtit vend u qëllua me plumb një serb tjetër 46 vjeçar, i cili u plagos rëndë. Policia ka arritur të kap dy kosovarë dhe ka sekuestruar një armë,” përcjell foldrejt.com shkrimin e policisë gjermane, ku kjo e fundit nuk jep detaje tjera për shkaqet e sulmit.

Dy kosovarët janë të moshës 30 dhe 41 vjeçare./Foldrejt.com

 

Të ngjajshme