Shkëlzen Gashi është lojtari që ka ngritur në këmbë çdo shqiptar në përballjen mes Shqipërisë dhe Armenisë, si dhe çdo tifoz të Colorado Rapids në golin e kualifikimit në gjysmëfinale. Por golgeteri shqiptar, i cili, prishte rekordet në klubin e tij të Baselit (2015), së fundi është kthyer përsëri në Zvicër në FC Aarau. 

4 gola, 2 asistime dhe 6 përballje – kjo është një statistikë e mrekullueshme për shqiptarin e lindur në Cyrih, shkruan foldrejt.com. Falë tij, ky klub ndodhet në vendin e katërt, ndërsa Gashi për SRF thotë se duhet edhe shumë punë për të arritur suksesin e merituar.

“E di që unë mund të jap edhe më shumë. Kam nevojë edhe për pak përballje, por e ndjej se ndodhem në rrugën më të mirë të mundshme,” tha 32 vjeçari shqiptar.

Pasi tregon përvojën dhe vendin gjenial të Amerikës, ku ai jetoi pak vite, në fund Gashi thotë se qëllimi i tij nuk janë vetëm golat, “por dëshiron të jetë edhe pasqyrë për të rinjtë.”/Foldrejt.com