Sipas “The Sun”, çmimi i lojtarëve të futbollit në treg ndryshon me kalimin e kohës, kjo është arsyeja pse shumë nga yjet e momentit që janë mbi 30 vjeç nuk janë aq të shtrenjtë sa që ishin më pare. Messi dhe Ronaldo kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin botëror, me golat dhe me talentin e tyre, por fakti është që në të vërtetë, sipas “Transfermarket”, vlerat e tyre të tregut nuk janë të njëjta me disa vite më parë kur ata ishin në nivelin e tyre më të mirë. Ylli argjentinas vlen 97 milionë dollarë, ndërsa sulmuesi i Juventusit vlen 73 milionë dollarë.

Por ajo që po ndodh me Ronaldon dhe Messin nuk mund të thuhet edhe për “Galileon”, që është një kal Irlandez që mbizotëroi botën e garave në fillim të mijëvjeçarit. “Galileo” ka një kosto prej 200 milionë dollarë, megjithëse pronarët e tij nuk po mendojnë ta shesin atë. Gjëja e pabesueshme është që ky kal tejkalon vlerën e tregut të Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos, madje vlen më shumë se të dy së bashku.