Franca ka regjistruar 41.869 raste të reja të të infektuarve me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, në vend janë regjistruar 304 të vdekur në spitale nga virusi gjatë 24 orëve dhe 594 në shtëpi pleqsh gjatë tri ditëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 94.302.

Ndërkaq, numri i rasteve tani ka arritur në 4.465.956. Aktualisht, në spitalet e Francës trajtohen 27.242 pacientë të infektuar, përfshirë 4.766 në kujdes intensiv. Ndërkohë, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 janë vaksinuar 7.519.740 persona, duke përfshirë 2.653.261 që kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.