Qeveria franceze ka filluar një valë “masive dhe të papreçedentë” të masave kundër ekstremizmit fetar, tha ministri i brendshëm, Gerald Darmanin. Plot 76 xhami janë bastisur, si pasojë e ideve “separatiste”, informon foldrejt.com.

“Në rast se vërtetohen dyshimet mbi këto vende kulti, atëherë do mbyllen përfundimisht,” tha ministri i brendshëm.

Gjithashtu 66 emigrantë të padokumentuar, për shkak të ideve “radikale” janë dëbuar drejt vendeve të origjinës.

Prej sulmeve terroriste në Francë, qeveria e Emannuel Macron, ka bërë të ditur se do luftojë ekstremizmin e çdo forme, veçanërisht islamin politik. Se deri ku do shkojë kjo, do shikojmë ditëve vijuese./Foldrejt.com