Fotoja kontraverse e Flora Brovinës jehonë te mediat ndërkombëtare

Parlamenti i Kosovës dje duhej të votonte një rezolutë për njohjen e krimit dhe gjenocidit serb gjatë Luftës së Kosovës, megjithatë bujë më të madhe ka bërë një fotografi e Flora Brovinës, e cila tregonte tre ushtarë që përdhunonin një grua përballë të afërmit e saj, informon foldrejt.com. Megjithatë kjo foto nuk duhet të jetë e vërtetë.

Rreth kësaj teme ka shkruar edhe prestigjiozja austriake Der Standard.

“Gjatë luftës në 1998 dhe 1999 janë përdhunuar 20 mijë gra nga forcat paramilitare serbe. Por fotografia e Flora Brovinës duhet të jetë nxjerë jashtë kontestit,” përcjell foldrejt.com, shkrimin e Standard.