Fotografia suedeze, Ann Christine, ka publikuar në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, disa fotografi të realizuara në Kosovë shumë vite më parë. Në këto fotografi, paraqitet Dukagjini i viteve të 70’ta.
Shumica e fotografive të publikuara nga Christine janë të realizuara në fshatin Isniq të Deçanit. Por, ka edhe fotografi të realizuara në Junik e Prizren.
Një grua duke i shkruar letër burrit të saj ushtar, një shitës duke shitur plisa në Prizren, një vajzë duke u martuar e një infermiere teksa bisedon me të moshuarit e fshatit Isniq, janë vetëm disa prej fotografive që ka publikuar.
Express iu sjell fotografitë e realizuara nga fotografia suedeze.